Ka filluar që në orët e para të mëngjesit aksioni i IKMT për prishjen e pesë banesave në Astir të cilat përfshihen nga projekti i Unazës së Re.
FNSH dhe Forcat Shqiponja janë të pranishme në aksionin e IKMT-së për prishjen e banesave në Astir, ndërsa qarkullimi nga “Ura e Astirit” deri tek sheshi “Shqiponja” është bllokuar.
Ndërkohë ka filluar shembja e objektit të Skënder Dodës dhe pritet të shembem edhe pesë godina të tjera. Gjithashtu një objekt është projetkuar për tu shembur ditën e nesërme me ekslopzivë.