Në minierën e kromit në Bulqizë është aksidentuar minatori Tush Asllani.
Policia bën me dije se minatori është dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Sindikata e Minatorëve të Bashkuar Bulqizë sqaron se Asllani është plagosur nga një masiv kromi në kokë dhe krah. Sipas sindikatës kompania i kishte ndryshuar me detyrin pozicionin e punës.
Asllani nuk e njihte mirë procesin e ri të punës dhe kjo mund të ketë qënë arsyeja që ai është aksidentuar.