Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Manëz-Maminas.
Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor i cili sipas raportimeve është i moshës 80 vjeçare.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa viktima mbetet ende i paidentifikuar.