Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në Itali pasi janë përplasur me murin e një autostrade ndërsa po udhëtonin me makinën e tyre.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në autostradën Pontebbana në Villorba Treviso.
Lajmin e konfirmon e përditshmja italiane “Corriere della sera” e cila raporton viktimat janë dy burra të kombësisë shqiptare, 24 vjeçari M.D dhe 35 vjeçari K. R, rezident në Spresiano.