Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen një të miture dhe një 29-vjeçari ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, ku shtetasja R. K, ka humbur drejtimin e mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësoret. Në këtë mënyrë ka ndërruar jetë një 7-vjeçare me incialet E.N.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mënyrë të tillë: Gruaja shofere ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, u përplas me biçiklistin, më pas me bordurën e rrugës dhe më pas me tre këmbësoret (nëna me dy vajzat).
Mësohet se e mitura 6 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në spital nodhet dhe nëna e femijve V. N., 29 vjeçe
Ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici.