Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në “Unazën e Re” të Tiranës.
Siç raportohet nga kalimtarët e rastit, një betoniere ka marrë përpara një grua teksa kjo e fundit po kalonte rrugën. Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, ndërsa po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.