Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë ku për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një 53 vjeçare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të lagjes “10 Korriku”. Automjeti tip “Smart” me drejtuese shtetasen S.Hoxhaj, ka goditur këmbësoren M.K., 53 vjeçe, e cila për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit, shtetasen S.Hoxhaj, 26 vjeçe, për veprime të mëtejshme procedurale.