Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 anëtarët e një familje shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Villafallettos në Saluzo.
Mediat italiane raportojnë se makina e drejtuar nga një shqiptar është përplasur me një tjetër makinë, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç.
Policia raporton se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërsa gjendja e dy fëmijëve, e djalit 10 vjeçar dhe e vajzës 7 vjeçe është më e rëndë.
Ende nuk është zbuluar ende shkaku i përplasjes së dy automjeteve.