Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Hotolisht-Librazhd ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një automjet me targa greke është përpasur fort me anësoren e hekurit ndërsa janë plagosur shoferi i mjetit edhe një i afërmi i tij.
Të plagosurit janë shoqëuar me nje makinë të rastit ne urgjencën e spitalit të Librazhdit të mbuluar me gjak edhe pa ndienja.
Dyshohet se shkak i askidentit është shpejtësia jashtë normave të lejuara ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.