Një tjetër aksident është shënuar ditën e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Brrylit.Një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin e Lanës.Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet që të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, parakalim i gabuar ose shpejtësia përtej normave të lejuara.Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










