Pasditen e sotme në zonën e Paskuqanit, një 59 vjeçare është aksidentuar dhe për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spital.
Bëhet me dije se mjeti me drejtues K.D, 41 vjeç, ka aksidentuar këmbesoren N.H, 59 vjeçe, duke u dërguar menjëherë në spital, ku tani ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.06.2020, rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbesoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...







