Kjeldi Bardhi, i biri i kryebashkiakut të Laçit Artur Bardhi , shkakëtar i aksidentit. Ishte me shpejtësi të lartë dhe përplasi makinën e policisë
Aksident është regjistruar sot në aksin Fushë Krujë- Milot, saktësisht në kryeqëzimin e Patokut, ku janë përplasur 2 mjete midis tyre, njëra prej të cilave makinë policie.
Si pasojë e aksidentit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, njëri nga efektivët si dhe kanë mbetur të plagosur 3 qytetarë të tjerë, që po mbahen në spitalin e Lezhës.
Djali i kryebashkiakut të Laçit udhëtonte me shpejtësi të lartë në një kryqëzim ku përplasi nga mbrapa një makinë policie.