Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë-Krujë.
Fatmirësisht nuk ka viktima pasi menjëherë pas aksidentit ka qenë një 17 vjeçar, i cili ka ndërhyrë duke u shpëtuar jetën dy personave që ndodheshin në makinë.
Mësohet se personat e plagosur janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i 17 vjeçarit.