Një aksident i rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj të shtune në urën e Kushes në Elbasan. Një mjet tip “Mercedes” që po vinte nga Tirana ka përplasur një tregtare që po shiste fruta në anë të rrugës. E aksidentura është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...