Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç ku një makinë është përplasur me trafikndarësen.
Mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i makinës, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ndërsa është ngritur edhe grupi i hetimit për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.