Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të Kallmetit. Mësohet se shtatë persona kanë mbetur të plagosur, ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Mes të plagosurve mësohet se ndodhet dhe një fëmijë, i cili ndodhet në gjendje kritike. Gjithashtu mësohet se të plagosur më rëndë janë dhe një burrë dhe dy gra. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia për aksidentin.