Një aksident i rëndë ka ndodhur në Radhimë pak minuta më parë. Burimet bëjnë me dije se 2 perosna janë plagosur, madje disa prej tyre kanë ngecur brenda automjetit të përmbysur. Sipas të dhënave shoferi i automjeti ka humbur kontrrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën.
2 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se janë të dy djem të moshës 30-vjeç. Sakaq, dy ambulanca dhe zjarrfikësja janë drejt vendngjarjes.