Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotme në aksin Milot-Lezhë. Burime bëjnë me dije se 4 persona kanë ngelur të plagosur mes të cilëve 1 fëmijë.
Nuk dihen ende identitetet e të plagosurve. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar, për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.