Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në në aksin rrugor Klos-Dars në Mat, ku si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 33-vjeçar.
Mësohet se drejtuesi i automjetiut është shqoëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Matit ku do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mat/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.