Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në Prishtinë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”, mesditën e sotme.
Lajmin e ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15;30 në rrugën “Bill Clinton”.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën e për pasojë të plagosur kanë mbetur pesë persona, të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin mjekime.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Aktualisht, ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, apo rrethanat e aksidentit.