Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi janë përfshirë në aksident rrugor teksa drejtonin mjetin pa leje drejtimi.
Një 27 vjeçar me inicialet A. D., banues në Durrës, ka aksidentuar personin e identifikuar me iniciale E. B., që udhëtonte me biçikletë.
Sakaq një aksident tjetër është shkaktuar nga një 19 vjeçar me inicialet E. D., banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. H.
Të plagosurit në dy aksidentet e ndodhura janë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.