Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Cërrik. Burime bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Paraprakisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e përplasjes, i mituri është transportuar për në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërsa dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe shpejtësia përtej normave të lejuara.