Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka humbur jetën.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë. Policia dhe zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.