Gjykata e Tiranës shtyu për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.
Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.
Kujtojmë se pas denoncimit të PD, KQZ-ja shkarkoi nga detyra Agim Kajmakun pasi nuk kishte deklaruar ne formular ndjekjen penale ne shtetin grek.