Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pasditen e sotme. Burime bëjnë me dije se Agaçi është pyetur për aferën e inceneratorëve.
Theksojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Kujtojmë gjithashtu se Agaçi është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.
Para mediave, Agaçi ka zgjedhur që të mos flasë, duke u shprehur: Nuk kam koment.