Afera e inceneratorëve, Basha-SPAK-ut: Çoni përpara drejtësisë autorët! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera e inceneratorëve, Basha-SPAK-ut: Çoni përpara drejtësisë autorët!

18:53 | 25/02/2022
në Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri apel Prokurorisë së Posaçme që të vendosë përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve. Në fjalën e tij gjatë, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Inrit Sefa, Basha kërkoi nga SPAK që të ndëshkohen nga i pari tek i fundit, të gjithë zyrtarët e përfshirë në vjedhjen e 430 milionë eurove.

“Ne Partia Demokratike do t’i ofrojmë Shqipërisë një model të ri qeverisjeje. Këto nuk janë fjalë, këto janë vepra. Kjo fillon nga përfaqësimi, me të rinj që nuk e shohin politikën si mjet për tu pasuruar por si mundësi për të bërë punë.  Ata që kanë 30-vjet që e shohin pushtetin si një pronë të tyre e kanë të pamundur të hapin rrugë. Ndaj nuk është një betejë e lehtë. Kërkohet një bashkim i atyre që duhet ndryshim. Nuk është betejë e lehtë por nuk ka rrugë tjetër. Le t’i japim këtë mundësi njerëzve, të rinjve dhe të rejave që ta shohin jetën e tyre këtu dhe jo përtej detit. Le ta bëjmë këtë duke i dhënë mundësinë më të aftëve. Për këtë na duhen njerëz me guxim dhe të ditur, si Indrit Sefa” – tha Basha.

Basha gjithashtu është shprehur se Partia Demokratike po u fron shqiptarëve po u ofron modelin kundër korrupsionit. Ai nuk la pa përmendur këtu edhe inceneratorët për të cila tha se është vjedhja e shekullit ku nga taksat e shqiptarëve u morën 430 milionë euro.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Luftëtar kundër korrupsionit, ky është modeli. Këtë po i ofrojmë sot shqiptarëve. Një model larg baltës, por i bazuar në fakte dhe të vërteta. E patë se çfarë ndodhi me inceneratorët. Lushnja e mban mend se u mbyt nga tymi këtë verë, njësoj si Fier, Shijaku, Durrësi dhe Kavaja. 6 vite denoncime , përballje dhe tani shikoni si u faktua vjedhja e shekullit 430 milionë euro, para të shqiptarëve, para të lushnjarëve është në dorën e SPAK-ut të justifikojë besimin e shqiptarëve duke çuar përpara drejtësisë nga i pari te i fundit, nga bishti te koka ata që kanë abuzuar me paratë publike” – tha Basha.

 

Etiketa: aferadrejtesieinceneratorëtLulzim BashaSPAK

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Agresioni rus mbi Ukrainën/ Vuçiç i del kundër BE

Sulmet ruse në Ukrainë, Vuçiç tregon qëndrimin zyrtar të Serbisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com