Një 50-vjeçar është arrestuar në Shtërpcë të Kosovës pasi dyshohet se në fshatin Gotovushë, ka ndaluar makinën dhe ka marrë një 25-vjeçare, të cilën gjatë rrugës e ka sulmuar seksualisht. Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast, nëpërmjet patrullës ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeç dhe vendndodhjen e tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë.
Pas marrjes në pyetje, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në paraburgim, për procedura të mëtejshme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.