• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Absurdi i Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së: Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët

21:27 | 31/05/2022
në Shqiperi
0

Një aktakuzë e ngritur në prill të vitit 2020 nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, e cila tash e një vit e gjysmë ka çuar në paraburgim politikanët kosovarë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, i akuzon ata për krime lufte, duke i cilësuar si një “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

Ky term, që u bë i njohur në gjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar për Luftërat në ish Jugosllavi, sipas ekipeve mbrojtëse dhe ekspertëve, është problematik, përfshin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe tenton ta rishkruajë historinë e shtetit që u ngrit me ndihmën e jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Lexo edhe

Thellohet bilanci, shkon mbi 11 200 numri i të vdekurve nga tërmeti

“Lëvizja konservatore, së shpejti në Shqipëri”

6 orë seancë ndaj Paplekajt, çfarë deklaruan sot 9 dëshmitarët

Një dokumentar i transmetuar në Emisionin Opinion të Blendi Fevziut, i titulluar “Devijimi Special”, shtjellon këtë çështje dhe përplasjet mes palëve në Hagë.

“Kur lexon materialet që ata kanë ofruar, bëhet e qartë se Ndërmarrja Kriminale e Përbashkët, që ata pretendojnë, është̈ në vetvete Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ekzistimi i atij grupi”, ka thënë Ben Emmerson, avokati i Ish Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një seance statusore në Hagë, të mbajtur më 29 tetor 2021.

Emmerson, duke u bazuar në materialet e shpalosura deri më tash, është i bindur se Prokuroria nuk ka rast dhe po përpiqet ta krijojë çështjen e saj rreth UÇK-së si “Ndërmarrje Kriminale e Përbashkët”.

“Nuk ka se si të lexohen ndryshe provat kundër z. Veseli, ose të të tjerëve, përveçse të thuhet se ajo që Prokuroria tani po përpiqet të provojë dhe të bëjë është të krijojë një rast se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ndërmarrje kriminale”.

Avokati i Hashim Thaçit, ndërkaq, Pierre Prosper, është shprehur se teoria e Prokurorisë se UÇK-ja është një organizatë kriminale është shumë problematike.

“Është problematike nga aspekti i realitetit se çka ka ndodhur. Por, po ashtu, është problematike, sepse, nëse e thoni këtë, atëherë, nëse e zgjeroni këtë teori, ju po thoni se NATO dhe bashkësia ndërkombëtare janë renditur, me vetëdije, me një organizatë kriminale. Ne besojmë se kjo teori është e ekzagjeruar, e pasaktë dhe ka për qëllim të rivendosë dhe të korrigjojë historinë”.

Pika 35 e aktakuzës i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.

Prokurori Jack Smith, megjithatë, nuk mendon se Zyra e tij është duke e akuzuar UÇK-në.

 “Zyra e Prokurorit Special nuk ngre akuza kundër UÇK-së, ose kundër luftës së bërë̈ për pavarësinë̈. Nuk është as dëshira, as detyra e ZPS-së, ose e imja, për ta bërë një gjë të tillë”.

 Por, a i rrëshqiti fjala Prokurorit Special kur në një seancë statusore, më 7 tetor 2021, përmendi shprehimisht “krimet e UÇK-së”, teksa fliste për një klimë frike të njerëzve për t’i treguar Gjykatës atë që ata dinin?

“Është realitet se kjo klimë ka funksionuar në të kaluarën për t’i parandaluar dëshmitarët që të vijnë në Gjykatë për të thënë atë që ata dinë për krimet e UÇK-së”.

 

Etiketa: GjykataUCK

Të Lidhura

Tërmeti në Turqi/ MEPJ thirrje për shqiptarët në shtetin aziatik –

Thellohet bilanci, shkon mbi 11 200 numri i të vdekurve nga tërmeti

nga 27
21:53 | 08/02/2023
0

Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri. Mediat vendase raportojnë se, të paktën 11,200 njerëz...

“Lëvizja konservatore, së shpejti në Shqipëri”

“Lëvizja konservatore, së shpejti në Shqipëri”

nga 27
21:31 | 08/02/2023
0

Evi Kokalari ka paralajmëruar lindjen e lëvizjes konservatore në Shqipëri. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Kokalari...

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ja cila është arsyeja –

6 orë seancë ndaj Paplekajt, çfarë deklaruan sot 9 dëshmitarët

nga 27
21:11 | 08/02/2023
0

Mbi 6 orë ka zgjatur sot seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit...

VIDEO/ Qëllohen me armë gazetarët, filmuan gërryerjet e lumit Zezë

VIDEO/ Qëllohen me armë gazetarët, filmuan gërryerjet e lumit Zezë

nga 27
20:57 | 08/02/2023
0

Pasi është faktuar gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte, gazetarët si fillim janë përballur me persona...

Para
Aksident i pesëfishtë/ Humbin jetën 2 persona, plagosen 10 të tjerë

Aksident i rëndë në Kakavijë, humb jetën 32-vjeçari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

23:25 | 08/02/2023
Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

23:23 | 08/02/2023
Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

23:19 | 08/02/2023
Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

23:13 | 08/02/2023
Mund të vdesim nga i ftohti –

Mund të vdesim nga i ftohti –

23:07 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –
  • Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –
  • Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –
  • Mund të vdesim nga i ftohti –
  • Pas tërmetit, përmbytje në Turqi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com