Abaz Hado Bushatit: Ju jeni po aq çam, sa jam edhe unë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abaz Hado Bushatit: Ju jeni po aq çam, sa jam edhe unë

08:43 | 21/03/2016
në Opinion
0

Shoqata “Çamëria” letër ministrit Ditmir Bushatit

I nderuar zoti ministër,
Në prag të vizitës suaj në Athinë, po ju drejtohem me këtë letër të hapur, në cilësinë e shoqatës së parë demokratike të krijuar në vendin tonë, Shoqatës Atdhetare “Çamëria”. Njëherazi, ju drejtohem, si një shqiptar i Çamërisë, i lindur në Shqipëri, nga prindër që kaluan një kalvar të padrejtë, pasardhës i të vrarëve dhe të përbuzurve të një bande genocidiale e të një akti të shëmtuar që nuk përputhet me vlerat që shoqëritë bashkëkohore rrezatojnë e promovojnë.
Jo më kot e theksova që në krye të herës, faktin se kjo shoqatë ishte pararojë e pluralizmit në vend. Ky fakt tregon shumë. Rrëfen se kjo bashkësi ka qenë kurdoherë e paepur për të kërkuar të drejtën legjitime të saj; shpreh patundshmërinë e qëllimit përfundimtar, për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë që kërkon rikthimin në trojet amtare të të gjithë bashkëkombësve tanë, që kanë prejardhjen nga ato troje. Kjo kërkesë nuk i përket vetëm një bashkësie, nuk na përket vetëm neve, si shqiptarë të Çamërisë, por është kërkesë e çdo shqiptari. Ne pësuam të njëjtin fat që Millosheviçi tentoi ndaj shqiptarëve të Kosovës; një situatë e ngjashme me genocidet ndaj shqiptarëve të Nishit apo Sanxhakut dy shekuj më parë. Pra, një përpjekje e vazhdueshme për të rrudhur dhe cunguar hapësirën ku jeton kombi ynë. Ne u dëbuam sepse ishim shqiptarë e, rrjedhimisht, çështja jonë nuk është e “jona”, si pasardhës të të vrarëve e të dëbuarve, por është e jona, si shqiptarë.
Për këtë arsye, po ju drejtohem për një çështje tuajën, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Kjo çështje është e juaja dy herë: si shqiptar dhe si ministër i Republikës së Shqipërisë. Si shqiptar, sepse është një çështje e përbashkët e mbarë kombit dhe si ministër, për shkak të detyrimeve të shumëfishta që keni në këtë lëmë. Rezoluta e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë ju ngarkon që ta trajtoni gjerësisht, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Ky është një detyrim ligjor, që duhet t’ju udhëheqi në bisedimet në Athinë. Sikurse, qenia e 300 mijë shtetasve shqiptarë me prejardhje nga Çamëria, ju detyron që t’i përfaqësoni në bisedimet me palën greke.
Shoqata “Çamëria” e ka vlerësuar qëndrimin tuaj të përpara disa muajve, kur përmendët se çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike dypalëshe dhe kur kërkuat heqjen e ligjit të luftës; një qëndrim i drejtë e i përsëritur përherë prej jush. Mirëpo, çështja çame nuk është kaq. Nuk mund të kufizohet në një mbeturinë juridike të së kaluarës, nuk mund të trajtohet si një çështje historike për t’u biseduar. Genocidi dhe spastrimi etnik janë çështje të së kaluarës dhe ne, si bashkësi me vlera evropiane, kemi gjetur forcën ta trajtojmë si të tillë, pa kaluar në akte hakmarrjeje e urrejtjeje të pashtershme. Jemi ngritur mbi krimin, për të kërkuar drejtësinë. Kjo nuk do të thotë se çështja çame është çështje historike, siç kemi dëgjuar pak herë prej jush ta thoni. Çështja çame është çështje aktuale, çështje e ditës, çështje që do të mbetet e kohës deri sa të zgjidhet përgjithnjë.

I nderuar z. Bushati,
Nisur nga sa më sipër, dëshiroj t’ju vendos në vëmendje edhe një herë kërkesat tona të pandryshueshme. Së pari, ne kërkojmë të mbroni dinjitetin tonë kombëtar. Jam i bindur se pala greke do të përmendi mashtrimin se paraardhësit tanë kanë bashkëpunuar me forcat naziste. Këtë e kanë thënë, ose nënkuptuar, edhe në praninë tuaj. Në nderin tonë kombëtar, përgjigja juaj duhet të jetë e qartë: shqiptarët e Çamërisë kanë dy veçanti të pagjendura në Ballkan. Ata kanë zhvilluar betejën më të gjatë pa ndërprerje kundër forcave naziste, betejën 55 ditore të Konispolit. Po ashtu, ata kanë themeluar batalionin, jo në një, por në dy ushtri antifashiste nacional-çlirimtare. Batalionin “Çamëria” në Ushtrinë Antifashiste Nacional-Çlirimtare Shqiptare (ushtri, në të cilën edhe paraardhësit tuaj luftuan) dhe Batalionin “Ali Demi” në Ushtrinë Çlirimtare Greke, “ELAS” (ushtri, në të cilën edhe paraardhësit e homologut tuaj grek luftuan). Për këtë, me këto fakte kaq të thjeshta, ju lutem mos e lini këtë bashkësi të papërfaqësuar, kur rrenat greke thuhen në praninë tuaj, sipas parimit “shpif, shpif, se diçka do të mbetet”. Heshtja juaj ndaj kësaj shpifjeje, siç ka ndodhur në të kaluarën, është mos mbrojtja e nderit dhe dinjitetit të kombit tonë. Ndjesa e politikës greke për genocidin e ushtruar nga një ish ministër i saj, si Napoleon Zerva, është hap civilizues, i njëjtë me atë që kombi gjerman ka bërë ndaj hebrenjve dhe popullsive të tjera të persekutuara ndaj Luftës së Dytë Botërore. Kjo ndjesë e shtetit grek, është e mirëpritur nga një bashkësi, që është e vendosur të falë hordhitë e së shkuarës, pa pranuar të lëshojë pe në të drejtat e saj as në të tashmen as në të ardhmen.
Së dyti, ne kërkojmë, që pala shqiptare të mos kufizohet te kërkesa e vetëkuptueshme për shfuqizimin e ligjit të luftës, por të trajtojë çështjen e shqiptarëve të Çamërisë në tërësinë e vetë. Çështja çame nuk është vetëm çështje pronash dhe shprehja e saj si e tillë është e papranueshme e kundër dobisë sonë kombëtare. Çështja çame nënkupton të drejtën e rikthimit të pronave, rikthimit në trojet amtare, rikthimin e shtetësisë, për këdo që dëshiron, garantimin e mbrojtjes së objekteve të trashëgimisë kulturore në Çamëri, rikthimin e statusit të minoritetit në Çamëri, për të rikthyerit dhe për shqiptarët ortodoksë që vijojnë dhe jetojnë në trojet e tyre amtare, nën ndrydhjen e të drejtave kombëtare nga shteti grek. Instrumentet i keni në dorë. Shteti grek i ka lejuar të gjithë ish-shtetasit e saj, me kombësi greke, që u dëbuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rikthehen në trojet e tyre, t’u rikthehen pronat dhe shtetësia, që prej vitit 1987. Ligji atëmot e kufizonte këtë drejtë vetëm te ish-shtetasit grekë, me kombësi greke, dhe jo te ne, bashkëkombësit tuaj, që pësuam një kalvar më të dhimbshëm. Kjo është dukshëm diskriminuese e në përplasje të drejtpërdrejtë me Konventat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Për sa i përket, mbrojtjen e të drejtave kulturore, gjuhësore, arsimore dhe statusin e pakicë kombëtare, reciprociteti kërkon që shqiptarët e Çamërisë të kenë të njëjtat të drejta me pakicën greke në Shqipëri, që duhet të shihen si dy urat e bashkëpunimit e mirëkuptimit mes kombeve tona.
Çështja çame nuk është asgjë më pak sesa kjo. Nëse ju përmendni se çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike mes dy vendeve, bërja publike e të gjitha këtyre kërkesave, si në takimet kokë më kokë dhe në deklaratat publike, është hapi i rëndësishëm në paraqitjen e kauzës e vërtetë të kombit tonë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

I nderuar z. Ministër,
Shoqata “Çamëria”, që kam nderin të drejtoj, po vijon hapat e saj në rrugën e pandryshueshme të zgjidhjes së çështjes çame. Mirëpo, kjo çështje nuk i përket shoqatës, as individëve të veçantë, i përket kombit dhe shtetit shqiptar. Për këtë arsye, ju jeni po aq shqiptar i Çamërisë, sa jam edhe unë; keni po aq detyrime e përgjegjësi morale sa çdo shqiptar tjetër, e detyrime e përgjegjësi politike ekskluzive, si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. E vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar, ndaj ju ftoj të thoni të vërtetën e pakundërshtueshme, të shqiptarëve të Çamërisë, të kombit tonë, timin, tuajin! Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat evropiane, në takimin tuaj në Athinë. Nëse e bëni, do të fitoni shumë më shumë sesa meritat nga kombi ynë, do të fitoni ndërgjegjen dhe personalitetin politik, që shumë pak paraardhës tuaj në ministri e kanë fituar.
Dëshiroj t’ju sigurojë se beteja jonë nuk do të përfundojë deri në zgjidhjen e çështjes çame, detyrimin ligjor e moral të çdo shqiptari!

Me respekt dhe konsideratë të lartë,

Dr. Abaz Hado
Kryetar i Shoqatës “Çamëria”

 

Etiketa: Abaz HadoÇeshtja çamegenocidiheqja e ligjit të luftësKuvendi i Shqipërisëpa tabuShoqata Atdhetare “Çamëria”shqiptaret e camerisespastrimi etnik

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sekretari i Përgjithshëm i PS, rikthim në vitin 2011

Sekretari i Përgjithshëm i PS, rikthim në vitin 2011

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com