A po “shkrihet” PDIU-ja? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A po “shkrihet” PDIU-ja?

19:30 | 23/06/2018
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Me të nisur Java Çame, ka filluar një fushatë denigruese ndaj PDIU-së, ku raportohet për një krizë të brendshme në këtë parti, madje sa më shumë kalojnë ditët përmendet fjala “shkrirje”. Për të zvenitur Javën Çame, u bë një farë largimi deputetësh të ikur me kohë e me vakt dhe fill pas kësaj nisi nga puna propaganda. Kanë arritur kulmin duke e quajtur PDIU-në, “LSI-në e çamëve”. Duket sikur në vend të penës kanë një nëpërkë që veç kafshon dhe hedh helm në kënetën e gënjeshtrës së madhe. Dihet që PDIU nuk ka qenë asnjëherë në qeveri. Ajo gjatë mandatit të shkuar pati vetëm nja dy zëvendësministra dhe ndonjë drejtor, të cilët nuk kishin asnjë të drejtë për emërime apo punësime. Përse sot kërkojnë të mashtrojnë duke i vënë epitete që janë të paqena? Natyrisht, duke ecur përpara me parimin “haram” “gënje, gënje, se diçka do mbetet”.

PDIU u bë pjesë e një koalicioni vendor, vetëm falë reformës administrative, ku ngulmoi dhe i dha Shqipërisë bashki me përbërje të fortë shqiptare në krahinat kufitare me Greqinë. Nëpërmjet kësaj reforme ajo shndërroi Himarën nga një enklavë greke në një bashki shqiptare. Ky është roli i PDIU-së në koalicion, ku tjetër kush hante thana, e tjetër kujt i mpiheshin dhëmbët.

Pse pikërisht gjatë Javës Çame goditet PDIU-ja?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Arsyeja është e thjeshtë; dallohet me sy që faktori politik kombëtarist, PDIU është shëndetplotë dhe Java Çame po e rrëfen një gjë të këtillë. Me këtë rast po ndodh një hapje e plotë e partisë, pas sulmit të përqendruar ndaj saj gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve të vjetshme. PDIU dhe Shoqata “Çamëria” po tregojnë çdo ditë që kanë mbështetjen dhe simpatinë e klasës patriotike politike shqiptare, artistike, intelektuale. Kjo dëshmohet pa sforcim tam-tamesh të propagandës, por si rrjedhojë e një agjende, e cila e vendos Çështjen Çame të rëndësisë së dorës së parë.

Kjo veprimtari, natyrisht cingëris nervat e pushtetit që duke zbatuar një marrëveshje të arritur para zgjedhjeve të kusisë e ka për merak të madh paralizimin, mundësisht eleminimin e faktorit politik çam. Pas Enver Hoxhës, kjo është sjella e dytë persekutuese genocidiale që një qeveri ndjek ndaj bashkëkombësve të saj çamë.

A ka krizë politike në PDIU?

PDIU është forca politike e vetme që ka zgjedhur në qendër të programit të saj Çështjen Kombëtare, sepse vetëm kështu Çështja Çame do të marrë zgjidhje të plotë. Ajo bashkëpunon vetëm me forcat politike që e kanë në program Çështjen Çame. Qeveria e parë Rama e kishte në programin qeveritar. Kjo e sotmja nuk e ka fare. U bë mëse e qartë në zgjedhjet e verës së shkuar që qeveria kishte arritur një marrëveshje me Greqinë dhe elementi politik, PDIU duhet të shkonte në satër si sakrificat për perënditë pagane në lashtësi. Për këtë u vodh ditës për diell mandati i kryetarit të PDIU-së në Tiranë. Në kuti janë mbi dy mijë e ca vota që të çonin tek mandati i dytë, jo më tek i pari. U vodh dhe pikë!

U vodh mandati i Tahir Muhedinit në Vlorë. Ka dëshmi nga drejtues të lartë të fushatës socialiste në Vlorë që rrëfejnë se shumë vota rilindase u falën që Vangjel Dule të bëhej deputet, pavarësisht se garonte për opozitën. Si ka mundësi bënte vaki kjo gjë? Por, tani pas një viti nuk përbën më çudi që shoku Vangjeli është shumë intim në tryezat e qeverisë, pasi marrëveshja me Greqinë u krye, ose më mirë ishte kryer qysh një vit më parë.

U vodh mandati në Durrës, u vodh në Fier. Pse ndodhi kjo masakër? Vetëm e vetëm që elementi politik çam mos të ishte i pranishëm në Kuvend. Akti i fundit ishte procesi si Estradë Ballshi ndaj deputetit Rakipi dhe ja ku tani na flitet për mbushës topi që kalojnë në radhët e PS-së prej PDIU-së. Po pse, po të ishin në Kuvend kryetari i PDIU-së dhe drejtuesit e tjerë, a thua do të dilte njeri nga rreshti? Natyrisht që jo, por ky ishte dhe synimi i qeverisë që ta linte këtë forcë politike batall.

Por, një gjë llogariti gabim shefi i intrigës; që votat nuk janë personale. Njerëzit votojnë PDIU-në, jo vetëm krerët e tyre, prandaj sot në sondazhin e profesor Zaloshnjës, megjithëse është qetësi elektorale, PDIU rezulton përcaktuese për mandatin qeveritar. Si ka mundësi që një parti kaq shumë e goditur, grabitur, të jetë kaq e dukshme në një sondazh në kohë politikisht jashtë zgjedhore?

Kjo rrëfen që PDIU mund të ketë gjithë hallet e kësaj bote, por vetëm në krizë nuk është, madje del shumë mirë për nga humori politik.

Pse duhet shkrirë PDIU?

Pasi tentoi fill pas zgjedhjeve të vjetshme skizmën brenda PDIU-së, tani i ka hyrë skenarit të shkrirjes. Tek udhëhoqi një fushatë për kusi e tepsi, prishi të gjitha ekulibrat, rregullat e lojës dhe brishtësinë e stabilitetit politik që vendoset nga një shumicë në Shqipëri. Dëshira e madhe për të ngrënë si i limaksur tasin e groshës me garuzhde, ia ka bërë barkun kacek dhe po ja merr frymën çdo ditë. I ngjan një shprehjeje çame: “e ka me të sosur, jo me të gosur”. Pikërisht, tani që po vjen afër proceseve të reja elektorale, tepsia dhe kusia do ta fusë të vetëm, tek pullë në zgjedhje, shumë shumë me shokun Vangjeli si bisht dhie.

Ndaj, për hir të kësaj babëzie për të marrë çdo gjë vetë, sot kupton që votat e PDIU-së i ka jetike, përcaktuese në disa bashki të mëdha, duke filluar nga Tirana. Kjo është arsyeja që portalet që paguhen nga qeveria apo gazeta që i kanë pronarët ortakë në bizneset e familjes, i janë futur punës për ta “shkrirë” PDIU-në. Veçse nuk është kaq e lehtë sa në një redaksi portali, duhet të shbësh ato dhjetra mijëra vota patriotësh nga veriu në jug, të cilët vetëm për vende pune nuk e jepnin votën, porse donin Çështjen Kombëtare.

Sa për të dhënë një shembull a e di kush që Shoqata “Çamëria” ka mbi 20 mijë anëtarë në Kosovë? Pse vallë? Mos i fut gjë Shpëtim Idrizi në punë?

Etiketa: A po “shkrihet” PDIU-ja?Çeshtja çameEduard ZaloshnjaJava ÇamePDIUShpetim Idriziskizma

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ronaldo i dhuron 3 pikët e para Portugalisë (film)

Ronaldo i dhuron 3 pikët e para Portugalisë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com