A mund të vihet në pikëpyetje fitorja e Joe Biden? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A mund të vihet në pikëpyetje fitorja e Joe Biden?

17:14 | 12/11/2020
në Bota, Kryesore
0

Ndërkohë që të shtunën kandidatit demokrat Joe Biden u shpall fitues i  zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, me mbështetjen e disa republikanëve.

Partia Republikane dhe ekipi i fushatës së Trump kanë ngritur padi në të paktën pesë shtete kryesore, duke pretenduar mashtrim ose parregullsi në procesin zgjedhor, por pa siguruar prova.

Georgia ka njoftuar një rinumërim të votave, diçka që mund të ndodhë edhe në Wisconsin, përpjekje që thuhet se nuk kanë thuajse asnjë shans për ta ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Read more

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

Por, për sa kohë mund të sfidohen rezultatet? A mund të vihet në pikëpyetje fitorja e Joe Biden?

Sa kohë duhet për të konfirmuar rezultatet?

Numërimi aktualisht është duke u zhvilluar në disa shtete kryesore, të tilla si Pensilvania, dhe rinumërimet manuale janë vendosur të nisin në Georgia. Por, secili shtet ka një afat deri në të cilin rezultatet dhe votat e marra nga secili kandidat duhet të vërtetohen: në Georgia kjo datë është 20 nëntor, në Pensilvani është e 23 nëntori dhe në Arizona është e 30.

“Unë nuk mendoj se do të duhet të presim që çdo shtet të vërtetojë zyrtarisht rezultatet e tij”,- tha John Fortier, ekspert zgjedhjesh në Qendrën Politike Bipartizane.

“Besoj se në një moment, ndoshta në ditët në vijim, me përparimin e numërimit dhe më tepër me refuzimin e disa proceseve gjyqësore, ne do të shohim se ndryshimet janë shumë të mëdha për të shpresuar që rezultatet të ndryshojnë përmes mënyrës ligjore”,- komentoi ai. “Besoj se në këtë mënyrë çështja do të zgjidhet”.

14 dhjetori është afati i vërtetë, thonë ekspertët: atëherë elektorët e secilit shtet mblidhen për të votuar zyrtarisht për një ose kandidatin tjetër, një votë e përcaktuar nga kush ka fituar shumicën në secilin shtet.

Listat e ndryshme të votuesve në shtete të paqarta?

Ky është një skenar “jashtëzakonisht i pamundur”, sipas Barry Byrne, ekspert në Universitetin e Wisconsin.

Në këtë skenar, për të cilin Byrne thotë se do të ishte “në kundërshtim me çdo rregull dhe procedurë për emërimin e një presidenti”, një parlament me shumicë republikane në një shtet në të cilin fitorja e demokratëve mund të sfidohet, mund të emërojë votuesit republikanë në vend që t’i ratifikojë ata.

Mosmarrëveshja do të transferohej në Kongres, i cili do të mblidhet në 6 janar për të numëruar votat e elektorëve dhe për të përcaktuar zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve.

Por që të ndodhë kjo, shumë shtete me rezultate të paqarta do të duhet të paraqesin lista të ndryshme të votuesve për të sfiduar fitoren e Biden, gjë që ekspertët thonë se është e pamundur.

Po nëse Trump nuk e pranon humbjen?

“Është e mundur që Donald Trump nuk do ta pranojë kurrë humbjen”,- tha Byrne. “Ai ende po vë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve 2016, edhe pse  fitoi (…) kështu që në këtë rast, ka të ngjarë t’i sfidojë ato për pjesën tjetër të jetës së tij”.

Kjo nuk do të thotë që Joe Biden nuk do të betohet në 20 Janar 2021, por do të ndezë polemikat në anën e Republikanëve dhe mund të “delegjitimojë” fitoren e kandidatit Demokrat, vuri në dukje eksperti. “Ndoshta ky është qëllimi i vetëm i ekipit të fushatës së Trump”,- tha ai.

Nga ana e tij, John Fortier tha se ai ishte “absolutisht i bindur se do të kishte një transferim paqësor të pushtetit”, edhe nëse nuk ishte “më miqësore” ose “më e buta”.

“Do të ishte më mirë të pranonim humbjen e tij, por nëse tranzicioni vonohet, nuk do të jetë fundi i botës”,- tha ai.

s.b /ABC/

Etiketa: A mund të vihet në pikëpyetje fitorja e Joe Biden?Barry ByrneDonald Trumpekspert zgjedhjeshJoe BidenJohn FortierWisconsin

Të Lidhura

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

nga 27
14:22 | 02/06/2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një fazë e re e fenomenit klimatik El Niño mund të nisë...

Para
3 të vdekur nga koronavirusi në vend (film)

Publikohen shifrat e COVID-19: Mbi 2 mijë testime, por ulen rastet e reja të infektimit; humbin jetën 8 qytetarë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026
Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

14:00 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –
  • Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com