Shumë vite më parë, miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, u mblodhën një mbrëmje, më vete dhe filluan një diskutim, për sjelljet e çuditshme, gati të përhershme dhe të pakuptueshme të tij.
Edhe pse miq shumë të afërt, ata nuk e kuptonin, se çfarë ishte në fakt ky njeri, si ishte ndërtuar në atë mënyrë, që nuk ngjante me asnjërin prej tyre dhe çfarë ishin veprimet e tij?
Në fakt, halli ku miqtë kishin rënë, dukej shumë i madh. Ky diskutim, ishte si të thuash një përpjekje, për të kuptuar se ç’ishte ky deformim kaq i madh i personalitetit të Edi Ramës dhe përse ndodhte ky deformim.
Çdo njëri nga miqtë, solli në këtë takim, variantin e vet. Në fakt, të gjitha variantet ishin shumë afër njëri-tjetrit, por si më afër të vërtetës u çmua varianti i Fatos Lubonjës dhe drejtorit të atëhershëm të Soros-it në Tiranë, Fron Njazi. Në fund edhe këto dy variante u vunë në konkurim me njëra tjetrën dhe fitoi varianti i drejtorit të Soros-it. Varianti i Njazit, fitoi sepse ishte i thjeshtë për t’u kuptuar nga i gjithë populli. Ja ç’ishte ky variant:
“Kemi përpara, – filloi Fron Njazi, – në mes të një errësire të madhe, një super autostradë me njëqind korsi. Në sfond të kësaj autostrade, shfaqet një makinë e stërmadhe sa një mijë makina bashkë, me drita që ndriçonin çdo gjë rreth e qark. Anash autostradës, priste Edi Rama dhe sapo makina me dritat që llamburisnin u afrua, ai papritur dhe pa pyetur për rrezikun, u hodh në mes të autostradës. Dhe e gjitha kjo vetëm që drita të binte mbi të, vetëm që ai të ndriçohej, paçka se makina po e shtypte.”
Ky pra ishte Edi Rama, si konkluzion, për miqtë e vet.
I gjithi ky, një vrapim i çmendur, drejt dritës së madhe të rrugëve, të podiumeve, drejt një madhështie të rreme, pa pyetur dhe pa kuptuar asnjë çast se kjo mund të ishte rruga e vetëvrasjes.
Vini re, çfarë ka ndodhur në jetën e Edi Ramës;
Në fillim Edi Rama u shpall piktor. Përfytyroni një mesues të thjeshtë vizatimi, pa pikë talenti në artet figurative, vetëm pse babai ka qenë skulptor, torturohet ditë e natë në rrugën e vështirë të piktorit.
Por, nuk mbaron këtu. Sëmundja e tij është kaq e përparuar sa vrapimi i tij i çmendur për t’u bërë basketbollist. Dhe a e dini pse? Vetëm se ishte i gjatë.
Kështu, herë si piktor dhe herë si basketbollist, herë si gazetar dhe herë si anti-komunist, e kemi parë Edi Ramën, për më shumë se tre dekada. I palodhur, për gjërat që s’mundet t’i ketë dhe s’mundet t’i bëjë, me aftësitë që ka.
Deri këtu duket se nuk ka ndonje të keqe të madhe. E gjitha kjo, është thjesht një dramë e një personaliteti të deformuar, e një gjysmaku që dita-ditës vret veten pak e nga pak. Dhe kjo u ndodh shumë njerëzve në botën ku jetojmë.
Por, Edi Rama nuk u ndal këtu, brenda të keqes së vet. Ky njeri është ndoshta rasti më tipik, në botën ku jetojmë, ku egoizmi dhe mundësia, janë në proporcionin më të zhdrejtë të mundshëm.
Një gjysmak, me inteligjencë poshtë mesatares, që kërkon të kapë majat e botës. Në sajë të kësaj, sëmundje apo budallallëku, quajeni si të doni, sot ai është kryeministri i Shqipërise!
A e keni parë si përdor paturpësinë dhe mediokritetin e vet, për të shkelur dhe hypur në çdo podium? A e keni parë, këtë palaço që përdor edhe atletet për të tërhequr vëmendjen e liderëve të botës, thjesht për të kthyer vështrimin drejt tij? A e keni parë, në parlament, ku vjedh fraza të Faik Konicës dhe imzot Nolit dhe mundohet të flasë si ata dhe bëhet qesharak? E ç’mund ta afrojë Edi Ramën me ta?!
A e keni parë se si me detyrën e kryeministrit paraqitet nëpër galeritë e botës me zhgarravina dhe përpiqet të vjedhë postin e piktorit? A thua se edhe piktor bëhesh, kur rrëmben votat e shqiptarëve?
Por, kjo qenie, ka kthyer në dele një popull të tërë dhe është bërë kryeministër. Edhe sot, kishte mbledhur një qerre të madhe me policë dhe po u fliste për shpifjen dhe anti-shpifjen. O Zot! A mund të ndodhë për shembull, që kryeministri italian apo kryeministrja britanike, të mbledhin policët e vendeve të tyre dhe t’u flasin për shpifjen…
Po çfarë po ndodh vërtet me Edi Ramën, që ditën, natën, në gjumë apo dhe në ëndrra, në takim me police, apo edhe me Endri Fugat, sheh vetëm shpifje dhe ndërton paketa kundër saj?
Edi Rama, është sot në ankth. Ai kërkon të ndalojë me ligj fjalën dhe për rrjedhojë edhe mendimin. Ai kërkon që njerëzit të mos flasin për ato që ai ka bërë dhe po bën. Kjo gjë e tremb, e mbush me ankth.
Deri dje, sjellja e Edi Ramës si piktor, si basketbollist, si gazetar, si anti komunist apo bredharak nëpër rrugët e Parisit, si njeri që bën sikur di t’i bëjë të gjitha, nuk dëmtonte askënd. Por sot, Edi Rama është kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe si i tillë ai duhet të përgjigjet.
Ndërtimi i paketave, nuk e ndihmon dot Edi Ramën. Halli i tij sot është i madh. E kuptojmë që ai nuk dëgjon dot më.
Ka vetëm një mënyrë, që jo vetëm ne, por edhe ai të shpëtojë nga vetëvetja. Duhet të gjendet dikush që ta lidhë Edi Ramën….
http://www.tpz.al/2018/10/15/a-mund-te-lidhet-edi-rama/