Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Rama tha në emisionin “Opinion”, se policia ka një version, por për ta komunikuar zyrtarisht duhen prova.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse rezultatit i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.
Rama: Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda që ne e pa,më të udhës që ti kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hapa mbrapa. Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulant që hedhin lloj-lloj versionesh dhe mediat që udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.
A ka policia informacion?
Rama: Këtë do e shikojmë.