“A jeni gati?”, ja si përgjigjet Berisha pas deklaratave të Bashës

0
137

Ish kryeministri, Sali Berisha është përgjigjur ndaj kryetarit të PD, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit ku këmbëngul se ishin marrë të gjitha masat për t’u përgjigjur ndaj agresorëve të cilët do të tentojnë të hyjnë me dhunë brenda selisë së PD.

Me anë të një statusi në facebook, Berisha ka pyetur mbështetësit nëse ishin gati për protestën e nesërme para selisë së PD, protestë të cilën e konsideroi si “madhështore”.

Ish kryeministri Sali Berisha:

A jeni gati për protestën madhështore kombëtare nesër?