A e shkeli Kosova marrëveshjen e Washingtonit për Këshillin e Europës ? Përgjigjet DASH

0
38

Shteti i Kosovës dje ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe ndaj këtij veprimi të ndërmarra nga institucionet e Kosovës ka sjellë edhe reagimin nga presidenti serb Vuçiç, duke pretenduar se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit.

Për këtë ngjarja kanë folur dhe mediat përfaqësuese nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke deklaruar se Kosova dhe Serbia janë vende sovrane që kanë të drejtën e tyre të vendosin për prioritetet e tyre të politikës së jashtme.

“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme. Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve.

Ne besojmë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, deklaruan nga DASH.