Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se fokusi dhe energjia e opozitës është të ndihmojë qytetarët.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ulet në bisedime me kryeministrin Edi Rama, Basha tha se përgjigjen për këtë pyetje e kishte thënë shumë herë më parë.
“Kam kërkuar dhe dua të insistoj të kalohet nga fjalët dhe sjelljet e papranueshme ndaj medias të kalohet në vepra që janë detyrë e qeverisë.
Përgjigjen për këtë pyetje e keni marrë nja 10 herë. Energjia ime dhe e opozitës është ndihmojmë në çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqje që po shton vuajtjet e njerëzve”, deklaroi Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/810203382751142/