A do të pranojë kërkesën e Parlamentit shqiptar për Kushtetuesen? Ja si përgjigjet Komisioni i Venecias – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të pranojë kërkesën e Parlamentit shqiptar për Kushtetuesen? Ja si përgjigjet Komisioni i Venecias

19:01 | 21/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ka një debat në Shqipëri rreth funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe së fundmi, Ambasada e SHBA ka sugjeruar që këtë çështje Kuvendi i Shqipërisë ta çojë për shqyrtim në Komisionin e Venecias. A është i gatshëm ky komision ti përgjigjet kësaj kërkesë?

Kjo ishte pyetja që Fax News i adresoi Komisionit të Venecias i cili është treguar i gatshëm dhe i shpejtë në përgjigje.

Venecia shprehet se nëse Komisioni merr një kërkesë të tillë nga autoritetet shqiptare, do ta shqyrtojë atë. Ndërsa pranon se deri më tani nuk ka asnjë kërkesë të tillë nga ndonjë institucion shtetëror shqiptar.

Read more

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Nëse Komisioni i Venecias merr një kërkesë nga autoritetet shqiptare, sigurisht që do ta shqyrtojë. Por, deri më tani nuk kemi një kërkesë të tillë”, është përgjigja e Komisionit të Venecias për Fax News.

Ditën e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për herë të parë për përplasjen midis presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kuvendit në lidhje me anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasada e SHBA-së në një deklaratë zyrtare ofron si zgjidhje për palët politike se, “në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor.

Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.”

Edhe kreu i Grupit Parlamenmtar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar nga Kryesia e Kuvendit se Komisioni Hetimor nëpërmjet kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi do ti drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas përpasjes Meta-Dvorani për emërimin e anëtarëve të rinj të kësaj gjykate.

Balla u shpreh se sapo Komisioni Hetimor Paralamentar të zgjerojë objektin e tij të hetimit edhe për shkeljet në emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e re e Gjykatës Kushtetuese, një emërim që çoi në përplasjen mes presidentit Meta dhe kryetarit të KED, Ardian Dvorani do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Tre ditë më parë edhe Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic ka komentuar ngëçin që është krijuar për shkak të përplasjeve mes institucioneve për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke risjellë në vëmendje votimin në Parlament 3 vite më parë të ndryshimeve kushtetuese dhe nisjen e procesit të Reformës në Drejtësi.

Kocijancic thotë se nuk i takon BE-së të vlerësojë përputhshmërinë e hapave të ndërmarrë në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me Kushtetutën dhe ligjet përkatës.

Nga ana tjetër, zyrtarja e BE-së shprehet se zgjidhja e këtij ngërçi është urgjencë dhe propozon rekurs për një mendim të Komisionit të Venecias.

/FaxNews

Etiketa: Gjykata KushtetueseKomisioni i Venecias

Të Lidhura

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

nga 27
18:09 | 18/05/2026
0

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup ku po mbajnë protestën për gjuhën shqipe. Nderkohe tre studentë janë arrestuar nga...

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

nga 27
17:33 | 18/05/2026
0

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike...

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

nga 27
17:23 | 18/05/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur pankarta në Gjykatën Kushtetuese, jashtë ambinteve të insitucionit. Përmes protestës së tyre dhe...

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

nga 27
17:09 | 18/05/2026
0

Mijëra studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot para Urës së Gurit në Shkup duke kërkuar të drejtën kushtetuese...

Para
Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Albin Kurti i vendosur të shkundë marrëdhëniet me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –

18:09 | 18/05/2026
Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

17:33 | 18/05/2026
Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –

17:23 | 18/05/2026
“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –

17:09 | 18/05/2026
Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –

15:30 | 18/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –
  • Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –
  • Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese –
  • “Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup –
  • Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha –
  • Ia vlen të vazhdosh në këtë klub –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestat për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë –
  • Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com