Lajme të mira në kampin madrilen për sa i përket gjendjes së Kristiano Ronaldos, pas dëmtimit në sfidën e djeshme ndaj Barcelonët. Mediat spanjolle raportojnë se ylli portugez nuk rrezikon të humbasë finalen ndaj Liverpulit, teksa pritet të rikthehet në fushë, ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Vijarealit.
Në klubin madrilen janë të sigurt, se në datën 26 maj, Ronaldo do të jetë i rikuperuar 100 % dhe do të kërkojë të fitojë Championsin e 4-të me fanellën e Realit, po aq sa ka fituar Barcelona në total, në 119 vitet e historisë.