Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se mbrëmjen e sotme do të mbajë një fjalim nga zyra e tij pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Ai shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.
Kujtojmë që Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli akuzohen për krime lufte, vrasje të paligjshme dhe zhdukje të detyruar të personave.
Postimi i plotë:
Motra dhe vëllezër,
Miq të dashur,
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.
Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.
Gjithmonë i juaji, deri në fund.