Përveç sistemit të drejtësisë vetting-ut do t’i nënshtrohen edhe punonjës të Policisë së Shtetit e Gardës së Republikës.
Ka qenë pikërisht ky urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.