Akuzohet për trafik droge dhe pjesmarrje në organizata kriminale
Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë, “arrest me burg” për sipërmarrësin Fatmir Kajolli. I dënuar nga drejtësia italiane me 22 vite burg për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, biznesmeni nga Fieri u arrestua sërish nga policia shqiptare.
Kajolli ishte arrestuar pak kohë më parë, por u lirua për mungesë provash. Prokuroria kishte vendosur më heret sekuestrimin e pasurive të Kajollit.