Agron Shehaj nuk duhet të heqë dorë nga letra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Shehaj nuk duhet të heqë dorë nga letra

17:24 | 16/09/2017
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Unë jam një njeri që nuk i përdor rrjetet sociale, ose më mirë i përdor shumë pak. Kam një faqe dhe një llogari timen në facebook, nuk kam gjë tjetër kund. Këto që përmenda nuk para i kam në funksion të jetës private, por vetëm për të përcjellë shkrime të ndryshme të kolegëve, informata dhe rrallë për ndonjë romuze me miqtë e mij për punë futbolli a qyfyre të tjera. Nuk jam i lidhur me rrjetet sociale pa ndalesë, nuk i mbaj në telefon dhe nuk jam i vetmi administrator i faqeve të mia. Me një fjalë, i shoh si bjerraditëse, pa ndonjë dobi të madhe.

Hapësirën time modeste në rrjet prej kohësh e kam kthyer në një farë forumi, ku publikoj shkrime gjithëfarësh, analiza e komente nga kolegë të ndryshëm, me një pjesë të të cilëve madje mund të kem marëdhënie personale 0 ose të këqija. Shkrimet e tyre kanë qëndrime, të cilat jo përherë shkojnë pas bindjeve të mia, por i hedh, sepse mendoj që ujisin debatin apo polemikën e shëndetshme. Natyrisht, kur vetë kam qëndrime i botoj, por asnjëherë pa emër. Pothuaj kurrë nuk nxjerr komente të miat politike, sociale apo kulturore pa emër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Para ca ditësh publikova një shkrim të Mira Kazhanit për një fjalim të deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehaj, të cilin gazetarja e trajton si gaztor. Do ditë pas botimit vura re që ka nisur një “sulm” i përqendruar në hapësirën time ndaj Mirës dhe natyrisht ndaj meje. Mirës i kujtojnë një lunch që ajo ka bërë dikur tek Mapo me zotërinë në fjalë, ndërsa mua në rastin më të mirë më vënë në dukje që me gazetarë si fara ime nuk bëhet Shqipëria.

Në rregull, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse njerëz si unë që e bëjnë gazetarin prej gati çerek shekulli për fat shumë të keq kanë fituar imunitet nga fyerjet, sharjet dhe kërcënimet. Besoj Mira po ashtu. Kjo nuk është shenjë trimërie, sepse nuk e kam këtë dhunti marroke, por është lodhje prej neverisë që metamorfozën e ka në mospërfillje.

Nejse, në rastin konkret unë për Agron Shehajn nuk kam një qëndrim. Nëse nuk do të ishte bërë deputet me gjasë nuk do e njihja, sepse rëndom ndodh kjo me njerëzit që nuk kanë fatin  jo përherë të mirë, të kenë qasje në publik. Për Agron Shehajn dëgjova për herë të parë, kur u shpall lista e Lulzim Bashës. Meqë më tërhoqi fakti që një sipërmarrës udhëheq listën e një qarku aq të rëndësishëm, pra kundërfigura vendore e kryetarit të qeverisë, ndoqa fjalimin e tij në takim e hapjes në Vlorë. Si një profesionist i radios dhe më pak i televizionit e kam të lehtë të dalloj mungesën e përvojës tek një folës para gjindjes. Agron Shehaj atë ditë përcolli parimet të përgjithshme të së djathtës; liria e sipërmarrjes, prona, taksat e ulëta, antikomunizmi, ish-të persekutuarit. Pra, më komunikoi rrjedhshëm se besonte në të njëjtat vlera si dhe unë. Fitoi simpatinë time, pasi foli me letër, duke qenë i sinqertë që në komunikimin publik ende nuk kishte përvojën e duhur. Tek e fundit, jo të gjithë mund të jenë oratorë të mirë. Unë vetë sa herë jam para një audience të madhe, studio, sallë teatri kam emocione, të cilat bëj mund t’i kontrolloj. Shefi politik i Agronit, Luli është mirënjohur për stonaturat e tij, sepse nuk ka përvojë në kontrollin e zërit, veçanërisht të notave të larta.

Më vonë e ndoqa sërish Agron Shehajn pasi u zgjodh deputet, tek tha në një intervistë që është bërë i pasur, meqë është i zoti në biznes, jo si politikanët e tjerë që i kanë hyrë kësaj pune pa shtëpi dhe kanë dalë me vila. Kjo sipas meje është arrogancë e pasunarit të ri që ka meritën t’i ketë ecur, por që përcjell një mendim populist paragjykues për kolegët e partisë dhe Kuvendit, gjë që dëshmon mungesën e analizës, të cilën në biznes duhet ta ketë me siguri të mprehtë. Gjithsesi, sërish mund të kemi të bëjmë me mungesën e eksperiencës politike, ndaj nuk besoj se mbajti kush qëndrim.

Hera e fundit që e ndoqa zotërinë me interes ka qenë fjalimi i orëve të hershme të mëngjesit që i bëri të qeshë ligjvënësit e pushtetit. Mua prapë kjo nuk më ngacmoi, Mirën po. E ka mirë apo keq Mira është tjetër gjë, unë për veten time as e kisha në plan të thoja gjë. Por, meqë me kaq vonesë dikush i ka futur këta qytetarë të mbrojnë Agron Shehajn dhe të na telendisin ne të tjerëve, po them si profesionist i fushës dhe si njeri që nuk kam pse t’ia dua të keqen Agron Shehajt; ai e ka të nevojshme që edhe për shumë kohë të vazhdojë me letër. Siguria që të jep fitorja e mandatit, për fat të keq nuk konvertohet në oratori. Kjo e fundit do shumë përvojë, studim dhe thellim mendimi, ndaj për të shmangur komiken ose gëkmëkun, të shpëton vetëm letra. Nuk hahesh dot me doktorin apo Ramën që flasin me orë pa letër, sepse e kanë bërë ata udhën e tyre, anipse fillimet i kanë patur gjithsesi me letër.

Etiketa: Agron ShehajAgron Shehaj nuk duhet të heqë dorë nga letraEnkel DemiFacebookgëkmëkumira kazhanipasunarirrjetet sociale

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Drejt udhës së praktikës…

Drejt udhës së praktikës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com