Rreth 52 emigrantë të ciliët lëviznin me gomone në detin Egje janë shpëtuar nga anija shqiptare “Oriku”.
Anija shqiptare po lundronte në ujërat e Egjeut pasi ishte në mision duke ruajtur kufijtë detarë në Egje.
Gomonia është zbuluar rreth orës 21:30 ndërsa në të kishte sirianë, irakianë dhe palestinezë.
Të gjithë emigrantën më pas u imbarkuan në anijen “Frontek” në gjendje shumë të mirë shëndetësore.