Me Pranverën arabe u hap Kutia e Pandorës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me Pranverën arabe u hap Kutia e Pandorës

10:24 | 09/09/2017
në Uncategorized
0
Pranvera arabe

Pranvera arabe

Sot, Europës i duhet të kuptojë se cilët janë faktorët që kanë rritur ndjesinë e inferioritetit e të huajve të mbetur totalisht të huaj edhe pas dy gjeneratash dhe prishjen e parimit multikulturalizmit.

Nga Noela Yzeiri

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Pranvera arabe” zveniti të gjitha shpresat se në djepin që kishte përkundur lindjen e qytetërimit të botës, agimi i lirisë më në fund do të zbardhte. Në tokën e varfëruar nga neokolonizimi dhe  të mbajtur peng nga diktatorët që dhunuan popullin për vite me radhë, liria ishte një erë që nuk mundi të ndërtonte asgjë tjetër,  veçse një dunë në shkretëtirë. Revolucioni që nisi nga dëshpërimi dhe domosdoshmëria për ndryshim, shumë shpejt u kthye në një vëllavrasje, luftë të përgjakshme brenda vetë luftës. Forcat radikale që shumë shpejt fituan pushtet, tejkaluan çdo pritshmëri, duke ndërtuar atë që sot të gjithë e njohim me ISIS, i vetëquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë. Përtej të gjitha teorive konspirative apo ndonjë fraze që i shpëtoi Hillari Klintonit se ISIS u kishte dalë jashtë kontrollit, “shteti i ri” të habit për infrastrukturën e tij ushtarake dhe buxhetin financiar, me të cilin paguan lëvizjet politike të radhës dhe aktet e terrorizmit ndërkombëtar që po ndodhin në zemër të Europës.  Revolucioni i të shumë dëshiruarës pranverë arabe, dështoi në ato që duhet të ishin themelet e shtetit të ri që lind pas rrëzimit të regjimeve totalitare, laiciteti dhe liria e gruas. Të prirë ndoshta nga nguti për të shkatërruar diktaturat, duket se popujt arabë nuk e kishin përdorur mirë kohën për të reflektuar, as shkollat dhe institucionet e tyre të edukimit për të kultivuar idenë e demokracisë. Të brishtë, përballë Perëndimit që ka lakmuar gjithmonë nëntokën dhe pasuritë e tyre e që ka vendosur për ndarjen apo bashkimin e territoreve të tyre, të dobësuar dhe varfëruar nga masakrat seriale të diktatorëve dhe pa asnjë vizion për formimin e një shoqërie civile pas revolucionit, popujt arabë e përzien luftën e tyre me forca ultra radikale që erdhën nga jashtë. Pra, ajo që duhet të ishte një luftë kundër tiranisë, që duhet të udhëhiqej nga një ideja e një revolucioni shoqëror nuk qe veçse një luftë tribush që përfundoi në një tirani tjetër që po vret njerëz të pafajshëm çdo ditë. Besoj se të gjithë popujt janë të vetëdijshmëm që demokracia fitohet, nuk eksportohet me bomba dhe regjime militare. Bombardimet e SHBA-ve dhe aleatëve të tyre europianë në Irak dhe Afganistan, Pakistan, Libi e Siri në emër të luftës kundër terrorizmit rrafshuan qytete të tëra, kulturë mijëra vjeçare dhe ëndrra të bukura fëmijësh për ta ndërtuar të ardhmen në atdheun e tyre. E gjithë kjo që po ndodh ka shkaktuar një reaksion në themel të qytetërimit perëndimor dhe për këtë, Europa ka përgjegjësitë e veta. Nga njëra anë, duhet të presë refugjatët e luftës, në të cilën është e përfshirë dhe vetë ajo, e nga ana tjetër duhet të kuptojë se subkulturat jo të integruara mirë brenda gjirit të saj, sot po vënë në rrezik sigurinë e jetës së qytetarëve europianë.

Gazetarët, publicistët dhe filozofët, elita intelektuale po flet për një domosdoshmëri të integrimit të plotë të brezit të dytë të emigrantëve me nënshtetësi europiane, të cilët kanë rezultuar të jenë autorë të sulmeve të fundit në Paris, Nisë, Berlin, dhe së fundmi në Londër.

Sot, Europës i duhet të kuptojë se cilët janë faktorët që kanë rritur ndjesinë e inferioritetit e të huajve të mbetur totalisht të huaj edhe pas dy gjeneratash dhe prishjen e parimit multikulturalizmit. Cila është Europa e vërtetë, ajo që promovon pluralitetin dhe integritetin e formave të ndryshme brenda shoqërive multikulturale apo ajo që intimidon atë që është ndryshe? Megjithatë në anën tjetër të botës, ku njerëzit i janë arratisur diktaturave për të jetuar gjetkë lirinë e munguar , është krijuar vatra me e egër fondamentalizmit islamik.

Ky “revolucion” që duhet të ishte në thelb arab dhe jo musliman, kërkon t’i çojë njerëzit në epokën që o konvertoheshe në islam, o vdisje. Sheriati, është një ligj dhe jurisprudencë inadekuate për kohërat që jetojmë dhe është pikërisht ky që e ka çuar botën arabe në një obskurantizëm fetar dhe shoqëror.

Format e para të fondamentalizmit lindën në gjysmën e viteve ‘70-të dhe ‘80 të pas rënies të idealeve laike dhe nacionaliste të Gamal Abdel Nasser, president i Egjiptit në vitet ’70-të, hero i socializmit dhe nacionalizmit. Pas dështimit të ideve laike europiane, islami rekuperoi hapësirat e tij ideologjike dhe identitare.

Islam do të thotë paqe, askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar prej tij, muslimanët, të krishteret dhe hebrenjtë kanë bashkëjetuar mes tyre për mijëra vjet, brenda të njëjtit qytetërim. Damasku është modeli i bukur i kësaj bashkëjetese. Duke qenë se profetizon zotërimin e të vërtetës hyjnore, çdo fe erdhi tek njerëzit me idenë se unë jam e vërteta dhe ju jeni gabim. Në historinë e budizmit, hinduizmit, islamit, kristianizmit është e pamundur mos të gjesh gjurmë dhune dhe lufte, si në atë që është shkruar, si dhe në atë që është bërë. Më shumë se sa me natyrën e fesë, këto kanë lidhje me kontekstin historik në të cilin kjo e fundit ka lindur dhe është formësuar. Ajo që po ndodh sot me islamin është keqinterpretimi dhe instrumentalizimi i koncepteve fetare për qëllime politike duke përdorur njerëzit më vulnerabël për të kryer atentate antinjerëzore, antieuropiane dhe antiislame, prandaj dhe fondamentalizmi nuk është gjë tjetër veçse antiislamizëm dhe nuk ka asnjë lidhje me historinë e mendimit politik islam. Çdo jetë dhëmb njësoj, por le ta kthejmë pak vëmendjen tek fëmijët skamnorë të Sirisë që vrapojnë të çajnë turmën e të uriturve të tjerë në kërkim të një copë buke, për të mbajtur frymën gjallë në qytetet e tyre të shpërfytyruara që mbajnë era vdekje.

Etiketa: Gamal Abdel NasserISISislamikutia e PandorësMe Pranverën arabe u hap Kutia e PandorësNoela YzeiriPranvera ArabeShteti Islamik i Irakut dhe Sirisë

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mbaron seanca e parë e Kuvendit të ri, Ruçi zgjidhet kryparlamentar pasdite

Mbaron seanca e parë e Kuvendit të ri, Ruçi zgjidhet kryparlamentar pasdite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com