E pabesueshme por këto fotografi i përkasin stadiumit “Mladost” të Strumicës në lindje të Maqedonisë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Shqipërinë, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.
Maqedonasit kanë rikonstruktuar ambientet e brendshme duke arritur t’i “hedhin hi syve” oragnizatorëve të UEFA-s, që nuk dihet se si kanë pranuar standarte të tilla.
Standartet e UEFA-s përfshijnë sigurinë e ekipeve në fushë e dhomat e zhveshjes, ndërsa në plan të dytë kalon numri i ulëseve, gjendja e tribunave apo dhe pamja estetike.
Në këtë stadium numri i ulëseve është i vogël, rreth 6500 vende ndërsa qëllimi i maqedonasve është realizuar, për ta larguar sa më larg zonave shqiptare ndeshjen Maqedoni-Shqipëri.