Gazetari, Nebil Çika, akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani, se e ka kërcënuar me jetë. “Do të var për gjuhe! Do të bëj atë që nuk ta pjell mendja “ dhe një arsenal i tërë fjalori kriminal, kanë qënë fjalët me të cilat numri dy i PD-së ka kanosur me vdekje gazetarin për rreth 5 minuta, shkruan Minerva, faqja që botohet nga gazetari Nebil Çika.
Në sqarimin e “Minervës” theksohet se të pranishëm kanë qenë edhe të paktën dy drejtues të lartë të PD-së, kreu i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli dhe sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, te cilët nuk kanë reaguar në moment ndaj këtij skandali .
Për kërcënimin e rëndë gazetari Çika ka njoftuar me sms kreun e PD-së Lulzim Basha, por ende nuk ka marrë një përgjigje apo një qëndrim publik nga ai .