Ka hyrë në fuqi sot marrëveshja e Asociimit që forcon lidhjet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, duke i dhënë fund dramës politike rreth saj.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, përmes një postimi në Facebook, tha se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Asociimit konfirmon të ardhmen që ka zgjedhur populli ukrainas në Revolucionin e Dinjitetit.
Poroshenko e ka nënshkruar këtë marrëveshje në qershor të vitit 2014.