Viti 1921: Kur Himara i bashkohej qeverisjes qendrore në Tiranë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti 1921: Kur Himara i bashkohej qeverisjes qendrore në Tiranë

11:49 | 01/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Armand Plaka

Ndërsa Shqipëria e dalë nga “Lufta e Madhe”, vërtitej akoma mes kaosit e përpjekjeve reale për shtetformim, një korrespondencë e shkurtër e sjellë nga korrespondeti i Vlorës i një reviste shumë aktive në vitet e Pasluftës së Parë Botërore në Shqipëri ( botuar më konkretisht, në Shkodër), thuajse njëqind vjet më parë, na sjell më pranë momentin e bashkimit përfundimtar të krahinës së Himarës me shtetin shqiptar, e cila tashmë kishte hequr dorë nga pretendimet e saj për autonomi.

Nga fryma e korrespondencës së përcjellë me këtë rast, e cila qysh në fillim të saj pohon si rrallëherë se: Fati asht tue e marrë mbrapa gjithkund atdhën t’ onë!, duket qartë se është njëri ndër momentet më kuptimplotë në historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve, kur ata vendosin t’a marrin në duar realisht vetë fatin e tyre e të ushtrojnë të drejtat e kompetencat shtetërore që u jepte ( edhe pse në variantin e vet më të keq) Konferenca e Londrës, Konferenca e Paqes në Paris dhe bashkësia ndërkombëtare, për të mbajtur më këmbë shtetin e tyre të ngritur me shumë gjak e sakrifica dhe karakterin unitarist të shtetit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Falë disa zhvillimeve shumë të shpejta e pozitive për shqiptarët, ( që nisin me themelimin e Lidhjes së Kombeve më 28 prill 1919, e ku rol të veçantë kishte dhe kontributi i Presidentit amerikan, Woodrow Wilson dhe 14 pikat e tij të famshme, që përbënin edhe thelbin e ngrehinës së re të kombeve të lira) Shqipëria tashmë ishte bërë me një votë unanime, qysh më 17 dhjetor 1920, anëtarja e 43-të e LK, mbi të cilën ishin varur shpresat e mbarë njerëzimit për paqe e përparim. Duket se ky sukses i kishte ndërgjegjësuar e u kishte dhënë krahë edhe më shumë përpjekjeve shtetformuese të shqiptarëve.

Në nëntor të vitit 1921, vetëm pak muaj pas kësaj korrespondence, Lidhja e Kombeve vendosi që kufijtë e Shqipërisë duhet të ishin të njëjta me ato që kishin qenë në vitin 1913, me tre “korrektime të vogla” që favorizonin Jugosllavinë, por jo edhe më tej, Greqinë.

Por përtej kufinjve, sfidë madhore për shqiptarët dukej se mbetej pikërisht mbajtja më këmbë e sovranitetit dhe ushtrimi i të drejtave shtetërore e qeverisëse të shtrira në të gjithë territorin, duke u dhënë fund përpjekjeve parcelizuese, lokaliste, rajonaliste e autonomiste nga të gjitha anët që ato mund të vinin.

Sidoqoftë, Shqipëria, me anë të një deklarate nënshkruar nga Fan Noli përfaqësues i saj në LK, më 2 tetor 1921, zotohej përballë pararendëses së OKB-së, për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, duke e kanalizuar kësisoj çështjen e minoritetit më të madh etnik në Shqipëri, brenda suazave të një trajtimi nga më modernët për kohën dhe i dhënë fund përpjekjeve që e lidhin atë me autonominë e një krahine apo rajoni të veçantë.

Më tej, në këtë korrespondencë, renditen gjithashtu edhe arsyet që i kishin shtyrë himarjotët ( të cilët, sipas raportuesit përfshinin në vetvete në atë kohë 7 katunde) drejt këtyre kërkesave, si dhe na jepet edhe një panoramë e shkurtër historike e Himarës.

Më poshtë, korrespondenca e plotë e revistës Agimi, në qershor 1921 ( fq. 33-34), sjellë në formën e saj origjinale në dialektin gegë.

* * *
Himara. – Fati asht tue e marrë mbrapa gjithkund atdhën t’ onë. Ndër sā pika me shum randsi, të cillat nxânë faqet ma të shkelqyeshmet të historis s’ onë komtare, âsht pa dyshim edhe bashkimi i Himarës me qeverin qandrore qi ndodhi ndër këto ditët e fundit. Himara, këjo krahinë shqyptare, qi gjindet mbrënda kufinit të Konferencës së Londonit të vjetit 1913, për mos me thane se donte të bashkohej me Greqi, kërkonte nji autonomi në vedi tue u mbështetë në disa privilege qeveritare qi kishte trashigue prej kohës turkoshake.

Këjo sjellje e Himarjotvet bâni nji përshtypje të keqe ndër rrethe atdhetare të Vlonës e tue qenë se qeverija qandrore ishte kapërthye me çashtje tjera shtatore me rândsi, Vlonakët mueren nisjativën për bashkimin e tyne me Shqypni. Ai atdherarizëm, qi i dau përherë në shêj vllazërit t’ onë të Vlonës, i shtyni t’u apin Himarjotvet nji ultimatum, mbrënda të cillit do të pranojshin bashkimin me të mirë ase me të keq.

Himarjotët dhan e mueren me Vlonë nëpërmjet të delegatvet e ndërsa ishin tue u ba marrveshtjet ushtrija e jonë bashkë me nji tufë vullndetarësh u nis për Himarë, ku hini pa gjetë asnji kundërshtim me 2-VI-21 e marrveshtja ndërmjet dý ânvet u bâ tue u nenshkrue nji protokoll, i cilli ndër disa pika nuk asht fort i pëlqyeshëm, por qi shpresojmë qi Parlamenti do të revidojë.

Për me muejtë me kuptue se të cillat ishin ato privilege qi paraqitshin Himarjotët për mos-bashkimin me Shqypnin e për kërkimin e autonomis, po na duket e nevojshme me u paraqitë lexuesavet t’ «Agimi-t » disa pikla historike mbi Himarën e banorët e saj.

Himara qysh prej kohve të lashta kje nji qytet ndër malet e Akroceraunjes e sot asht nii kryekatund prej të cillit marrin êmnin të gjitha katundet për rreth. Në Sarandë (Angjismo) ishte nji seli ipeshkvnore, e cilla kishte nen jurisdikcjon të vetin edhe Delvinën me gjith rrethet, por në vjetë 1830 u bashkuen të gjitha nen Ipeshkëvnin e Gjinokastrës (Drinopoja.) Ky vend arbnuer përmblidhte 33 katunde, nga të cillat vetëm 7 u mbajten të krishtenë kahë prëndimi i rrëpinave t’ Akroceraunjes.

Ndërmjet të Palasës e Dukatit ndodheshin edhe 10 katunde tjera, të cillat u shkretuen e sot vendet e tyne i përdorin Dukatasit për kullosë. Shtat katundet qi gjinden sot në Himarë e qi kërkuen autonomin janë këto: Himara, Dhrimija, Palasa, Vunoi, Piluri, Kullsi edhe Qiparoji. Banorët e Himarës e të krahinës kjên trima edhe kurdoherë ishin si gjymsë të qeverisun në kohë të Turkokratis tue pasë privilege të shënueme e tue i përmbajtun me ç’ do therori.

Ndërmjet privilegeve qi paten, kishin të drejtë të bajshin të vetat ç’do prone e të mêrrshin ç’ do gjâ t’ anijevet qi u mbytshin në breg të tyne. Këto kjên pra, arsyet qi paraqitshin Himarjotët për autonomi.

Vlonë, 10-VI-21. Korespondenti i Vlonës.

/Shqiptarja.com/

 

Etiketa: Armand PlakahimareqeverisjeTiraneWoodrow Wilson

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Qytetarët të indinjuar, pse e fshehën Skënderbeun sot në shesh gjatë lutjes së myslimanëve?

Qytetarët të indinjuar, pse e fshehën Skënderbeun sot në shesh gjatë lutjes së myslimanëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com