Blushi: Dhuna në Elbasan buron nga selia e Partisë Socialiste në Tiranë
Ka pasur debate të ashpra në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socilaist. Deputeti Ben Blushi, e konfirmoi këtë menjëherë pas mbledhjes. debati lidhej me incidentin e Elbasanit për të cilin Blushi tha se dhuna ndaj tij në atë aktivitet në Elbasan e ka burimin nga selia e Partisë Socilaiste në Tiranë.
Blushi foli pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit të PS-së, atje ku ka pasur debate të ashpra mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Debate për incidentin e Elbasanit ka shkaktuar nervozizmin e kryeministrit Rama i cili ka shkuar deri në fyerje banalë ndaj deputetit Ben Blushi. Rama i ka kërkuar Blushit emrat e kriminelëve në PS, për të cilët flet Blushi. Ndërsa Blushi ka sqaruar se nëse nuk ka kriminelë në Parlament, për cilat arsye PS e votoi ligjin për dekriminalizimin?!.