Jeta e të burgosurve kërkon domosdoshmërisht pak argëtim që të zbehë ngurtësinë e mureve rrethuese.
E kënga është mënyra më e mirë për të harruar se ku ndodhesh. Këtë ka zgjedhur të bëjë edhe një shqiptar në një nga burgjet e Siçilisë.
I rrethuar nga shokët e qelisë, vlonjati ia ka marrë një kënge labçe, ndërsa ata të panjohur me folklorin shqiptar e dëgjonin dhe qeshnin herë pas here.